94 vjet më parë, më 20 korrik 1929, u miratua rregullorja e administrimit të përgjithshëm të Kishës Ortodokse. Aty u diskutua për pavarësinë klerikale, për krijimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nën nocionin “Kishë e lirë në shtet të lirë”.
Rregullorja e miratuar, erdhi si pjesë e zhvillimeve të ndodhura në Kongresin e dytë të mbajtur në Korçë midis datave 16 dhe 29 qershor 1929, ku u vendosën bazat kanonike të Kishës Ortodokse Shqiptare. Kongresi u mblodh pas Kongresit të Beratit dhe problemeve me Patriarkanën Ekumenike.
Në Kongres morën pjesë 10 klerikë, ndërmjet tyre 3 episkopë, 2 ikonomë mitroforë, 5 klerikë të moshuar, si edhe intelektualë.
Pas diskutimeve u pa e udhës theksimi i zbatimit të kanoneve të shenjta dhe të dogmës fetare, për të qenë në përputhshmëri me rregullat që Patriarkana Ekumenike kërkonte. Pas 15 ditë diskutimesh, delegatët firmosën statutin përfundimtar.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka bërë publike edhe një kopje të këtij statuti, në postimin e ditës në rrjetet sociale.