17.12.2018 - 09:19
Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare do të fillojë nga sot pagesën e shpërblimit të festave të fundvitit të pensionistëve në masën 5.000 lekë.
Për të shmangur radhët është realizuar një grafik në të gjitha qendrat e postës ku do të punohet ora 7.30 e mëngjesit, deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Kështu çdo ditë deri në orën 14:00 do të realizohet dhënia e pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi i fundvitit për ata që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date.