MENU
klinika

Atentati ndaj 42-vjeçarit

Gjendet e djegur një makinë në Gjadër, brenda saj edhe një armë

21.07.2023 - 11:14

Një makinë është gjetur e djegur në Gjadër të Lezhës. Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se brenda saj është gjetur edhe një armë.

Dyshohet se automjeti i djegur mund të jetë i përdorur në atentatin e djeshëm, ndaj 42-vjeçarit Nikolin Lekstakaj.

Hakmarrja dyshohet se është motivi i vrasjes që tronditi ditën e djeshme Lezhën, ku u ekzekutua një pjesëtar i fisit Lekstakaj, të cilët janë në hasmëri me Nikulajt.

Familja e tij jeton përballë me Nikulajt dhe dyshohet se vrasja është hakmarrje për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, e ndodhur më 19 prill të këtij viti, fiks tre muaj më parë.