MENU
klinika

“Puna ime e parë ishte në bujqësi me...”

Gazetarja e njohur: Në Gjermani kam qenë dado

21.07.2023 - 12:10

Gazetarja e njohur, Juli Ristani, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku ka treguar copëza nga jeta e saj.

Ajo nuk është pjesë e rrjeteve sociale dhe njerëzit e njohin vetëm për profesionalizmin e saj. Ristani është shprehur se momentet e veçanta i pëlqen t’i mbajë private.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo është shprehur se ka punuar në shumë punë të ndryshme, madje ka kryer edhe dy-tre punë në të njëjtën kohë. Puna e saj e parë e paguar ishte si dado në Gjermani, aty ku ka zhvilluar studimet e larta.

“Nisa të punoja punë sporadike duke qenë se di gjuhë të huaja. Puna ime e parë ishte në bujqësi me këto kampet me pionerë, mbledhje gruri, fasulesh, mbjellje lakrash. Kjo më ka dhënë një lloj kompetence kur flas me njerëzit në fshat. Ndër punët e para të paguara ka qenë dado në Gjermani, paralelisht të nxirrja ndonjë lek dhe nuk ishte lek i vogël, si studente kisha qejfet e mia. Kam punuar nëpër panaire si përkthyese, kam punuar gjithmonë nga dy tre punë, në mos një përkthim, dublime, audiobook”, tha Juli Ristani.

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë