MENU
klinika

Kundërshtarët

Shtatë skuadra shqiptare pjesë e turit të II në Conference League

21.07.2023 - 14:37

Conference League, kompeticioni i tretë për nga rëndësia në Europë mbylli dje turin e parë. Në garë për raundin pasardhës janë shtatë skuadra shqiptare, që do provojnë forcën javën që vjen.

Partizani, Ballkani dhe Struga janë pjesë e këtij turi, duke qenë se u eliminuan në turin e parë të Champions League. Partizani ka përballë Atletic D’Escalante nga Andorra, ndërsa Ballkani luan me Larnen e Irlandës së Veriut. Struga nga ana tjetër luan me Buducnost.

Tirana kaloi turin duke mundur Dinamo Batumin e Gjeorgjisë dhe do ketë përballë skuadrë e Besiktas. Dukagjini i Kosovës luan me Rijekën, me djemtë e Armend Dallkut që në turin e parë kaluan FC Europa. Shkupi luan me Levskin e Sofies, me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që kaluan lituanezët e Hegelmann.

Agjenda e skuadrave shqiptare në Conference League:

E martë, 25 korrik

17:00 Atletic D’Escalante (And) – Partizani

20:45 Ballkani – Larne (NIR)

E mërkurë, 26 korrik

17:00 Struga – Buducnost (MNE)

E enjte, 27 korrik

19:00 Vitoria Plzen (CZE) – Drita

19:00 Rijeka (CRO) – Dukagjini

19:00 Shkupi – Levski Sofia (BUL)

20:00 Besiktas (TUR) – Tirana

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin