MENU
klinika

"Do të pajisim ushtrinë me armatime të reja!"

Kosova bleu dronë nga Turqia, paralajmëron Serbia

21.07.2023 - 18:41

Pasi Kosova bleu dronët Bayraktar në Turqi, Serbia nuk i ka ndalur sulmet dhe kritikat.

Ministri serb i Mbrojtjes Milosh Vuçeviç ka thënë sot se armët e Kosovës nuk mund të krahasohen me ato të Serbisë, por gjithashtu është shprehur se blerja e armatimeve nga Kosova tregon se ka një strategji për të forcuar ushtrinë dhe se me këtë vendim shkelet rezoluta 1244.

Më tej ka shtuar se Serbia do të përgjigjet duket ushtrinë e saj me armatim të ri.

“Ne po e shohim me kujdes atë që po ndodh në oborrin tonë dhe që mund t’i vërë flakën gjithë rajonit. Armët e Prishtinës nuk krahasohen me potencialin ushtarak të Serbisë, por duket se ata kanë një strategji për të zhvilluar potencialin e armatimit”, tha Vuçeviç.

Kujtojmë se të dielën e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e tij ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin