Dita e djeshme (21 korrik) u mori jetën 11 personave në vendin tonë, për shkak të aksidenteve të punë, plazh apo me makinë.
Ngjarjet me viktima:
-Në Gramsh në liqenin e Banjës, 4 persona u mbytën, babai me dy djemtë dhe nipi.
-Në Durrës, një 68-vjecar ka ndërruar jetë pasi shfaqi probleme shëndetësore sapo është futur në ujë.
-Në Durrës një 45-vjeçar (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia, duke gjetur më pas vdekjen.
-Në Lezhë, një 52-vjeçar nga Kamza ka humbur jetën në plazhin e Talës.
-Në Durrës, një 70 vjeçare dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
-Në fshatin “Shën Vasil”, Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B. Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.
– Dje rreth orës 21:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., 20 vjeç, është përplasur me karrocën e tërhequr nga një kafshë dore (kalë). Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F. Z., 58 vjeç, banues në Peqin.
-Në fshatin Fortuzaj, ka rënë në humnerë një mjet tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin shtetasi D. Ç., 33 vjeç, dhe një shtetas tjetër ende i paidentifikuar. Si pasojë shtetasi D. Ç., 33 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, ndërsa shtetasi tjetër ka humbur jetën.