MENU
klinika

Eksperti jep disa sugjerime

Si luftohet informaliteti në turizëm?

22.07.2023 - 12:56

Flobenc Dilvareri, ekspert për ekonominë, i ftuar në “A2 Business” nga Aurora Sulçe, foli mbi mënyrat se si mund të luftohet informaliteti në sektorin e turizmit.

Sipas tij, një zgjidhje për të shmangur të gjitha manovrat tatimore të bizneseve turistike do të ishte për shembull plotësimi i një formulari që kur hyjnë në kufi nga ana e turistëve të huaj, me anë të të cilit ata të tregojnë adresën e saktë se ku do të akomodohen.

Kjo lëvizje, sipas Dilaverit, do të shmangte me të paktën 50 për qind informalitetin në vend.

Pse nuk luftohet informaliteti në sektorin e turizmit?

Është pjesë e informalitetit që ne kem në tërësi në ekonominë tonë. Unë do vlerësoja nëse në këtë periudhë të gjitha bateritë e administratës dhe të shtetit do të përqendroheshin në luftën kundër informalitetit, kryesisht në zonat me fluks të lartë turistësh.

Një zgjidhje sipas meje do të ishte për shembull, në momentin kur turisti i huaj futet në kufi, ai të plotësojë një formular ku të deklarojë adresën ku do të shkojë, ku do të banojë kur të qëndrojë në Shqipëri dhe në këtë mënyrë jam i sigurt që informaliteti do të bjerë të paktën me 50 për qind.

Flobenc Dilaveri