MENU
klinika

U rrëzua gjatë garës

Tragjedi në çiklizëm, humbet jetën sportisti italian!

22.07.2023 - 17:23

Tjetër tragjedi në sportin e çiklizmit. 17-vjeçari Jacopo Venzo nga Vicenza humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të frikshëm në një sektor ulës gjatë fazës së parë të “Junioren Rundfahrt”.

Tragjedia ndodhi në garën e djeshme, teksa sot erdhi konfirmimi nga skuadra e tij, Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino. Nga plagët e marra çiklisti ndërroi jetë në spital, teksa gara u anullua.

“Jemi me lot në sy dhe zemër të shkatërruar. Ju njoftojmë se sportisti ynë i ri Jacopo Venzo ka ndërruar jetë. Djali ra viktimë e një rrëzimi shumë të keq dje gjatë fazës së parë të turneut të Austrisë. Jacopo ishte një djalë i jashtëzakonshëm, me një të ardhme për t’u shkruar në sport dhe mbi të gjitha në jetë dhe për këtë arsye dhimbja është akoma më e madhe”, njofton skuadra italiane.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës