MENU
klinika

Fundi i një epoke

Pas 32 vitesh shkarkohet “Fergusoni” i futbollit shqiptar

23.07.2023 - 16:52

Iliria shkarkon Fatmir Salan. Pas 32 vitesh, largohet nga detyra “Fergusoni” i Fushë Krujës. Mbi tri dekada në këtë post kanë bërë që në rrethin e tifozërisë ai të krahasohet edhe me trajnerin e Mançester Junajtidit.

Suksesin më të madh me ekipin e ka pasur sezonin 1993–1994, kur i ngjiti në Superiore. Kur pritej që 66-vjeçari të niste përgatitjet për këtë edicion në Kategorinë e Dytë, mësohet se kryebashkiaku Artur Bushi ka marrë vendimin për ta liruar nga detyra. Në vend të tij pritet të emërojë Afrim Deliun, që sezonin e fundit ka qenë zv.trajner i Ilirisë.

Ai është një emër i njohur në rrethin e sportdashësve, pasi më parë ka qenë futbollist i Ilirisë, por ka luajtur dhe me ekipe të tjera si Kastrioti, Laçi, Tomori, Kuçova, Erzeni apo Burreli. Ndërsa si zv.trajner është emëruar Besnik Hasa.

Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me Salën për të mësuar arsyen e largimit të tij dhe ai është përgjigjur: “As unë nuk e kam mësuar arsyen, por më është thënë se do të mbajë një pozicion tjetër në klub”.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës