24.07.2023 - 11:11
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, ish-numrin dy të qeverisë dhe ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Për këtë janë njoftuar Interpol dhe institucionet e tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.
Pas kontrolleve, Policia e Shtetit i ka kthyer përgjigje SPAK, duke i thënë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri.
Po ashtu edhe nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se Ahmetaj është jashtë territorit shqiptar. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë Ahmetaj, i cili ka deklaruar se ndodhet jashtë për arsye familjare.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Çfarë pritet tani e tutje?
Hapat që çojnë në arrestimin e Arben Ahmetajt, si vepron SPAK-u
"1.8 mln euro i kaloi në Zvicër"
A po transferon para? Reagon Arben Ahmetaj: Raprezalja e radhës, merruni me fondet e inceneratorëve
Relatori që do shqyrtojë çështjen
Arben Ahmetaj kundërshton kontrollin e vilës në Hamallaj dhe bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Tjetërsim pronash