Këtë të hënë në Nyon të Zvicrës duke nisur nga ora 12:00 u hodh shorti për ndeshjet e turit të tretë kualifikues të Champions League. Përballjet e raundit të tretë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 8-9 dhe 15 gusht. Nga goglat e UEFA-s dolën përballje interesante, teksa janë 12 skuadra të reja në këtë fazë (2 garuese dhe 10 fituese nga raundi i dytë).
Me turin e dytë që është për t’u zhvilluar, UEFA ka bërë ndarjet edhe për atë pasardhës. Shorti i sotëm u nda në “Champions Path” dhe në “League Path”. AEK i Athinës do luajë kundër çiftit Dinamo Zagreb/Astana, ndërsa Zrinjski Mostar i Ismajlgecit nëse kalon Bratislavën do përballet me fituesin e Sheriff – Macabi Haifa.
Portugezët e Bragës do gjejnë në turin e tretë serbët e Backa Topola, ndërsa Rangers i Skocisë luan me fituesin e Servette – Genk. Fituesi i çiftit Dnipro – Panathinaikos luan me Marseille, teksa PSV përballet me Sturn Graz. Kujtojmë se pas turit të tretë skuadrat i drejtohen fazën play-off të Championsit.
Ndeshjet: