MENU
klinika

“Ne nuk duam të largohemi”

Studenti i mjekësisë kundërshton kontratën 5-vjeçare!

25.07.2023 - 10:01

Studenti i mjekësisë, Thimi Shkarpa ka komentuar nismën e qeverisë për kontratën 5-vjeçare në këmbim të diplomë, ku e ka konsideruar këtë të fundit si projektligj antikushtetues i cili cenon të drejtat e njeriut.

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë Bardhi Sajdarasi në ‘News24’ tha se në këtë projektligj nuk ka shkelje kushtetuese dhe se studentët kanë të drejtë për ta anakimuar.

Shkarpa: Qasja jonë është kundërshtimi dhe nuk do e nënshkruajmë kontratën pasi është akt antikushtetues. Kurrsesi nuk mund të pranojmë një kompromis. Do vazhdojmë të kundërshtojmë, nuk do pranojmë kushtet. Ne jemi duke punuar që ky ligj të mos dekretohet dhe do luftojmë deri në fund. Ky vendim nuk është diskutuar apo konsultuar me ne. Po cenohen të drejtat tona.

Sajdarasi: Nuk ka shkelje kushtetuese. Nëse ka, e keni gjykatën kushtetuese dhe ankimoni.

Shkarpa: Ndoshta është keqinterpretuar. Ne nuk duam të largohemi, por nuk duam të jemi të detyruar për të mbushur bilancet vjetore që qeveria bën në fund të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN