25.07.2023 - 16:41
Futbolli shqiptar është në zi! Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito që është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare. Dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.
Përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet.