MENU
klinika

"Prishtina nuk pranon të mbajë zgjedhje!"

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiçi përmend kushtet ndaj BE

25.07.2023 - 21:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk duan zgjedhje në veri.

“Lërini të bëjnë punën e tyre thonë, por ata as nuk i duan ato zgjedhje, nuk duan asgjë”, është shprehur Vuçiçi.

Ndërsa u pyet lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili një ditë më parë ka thënë se Kosova nuk duhet të shpallë zgjedhje në komunat me shumicë serbe në veri derisa Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës, për të cilën tha se qëndrimi i tij është që të ketë zgjedhje sa më shpejt.

“Ne nuk i komentojmë komentet. Megjithatë ne shfrytëzojmë rastin për të përsëritur se BE-ja pret nga palët që të implementojnë kërkesat që janë shprehur në deklaratën e 27 vendeve të BE-së me 3 qershor të vitit 2023.

Kjo përfshin qartë se zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të shpallen sa më shpejtë që të jetë e mundur, të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse në të gjitha katër komunat Serbe në veri. Nga serbët e Kosovës pritet që të marrin pjesë në këto zgjedhje”, ka thënë ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin