Sot është një ditë shumë e veçantë për aktorin e madh të humorit, Zef Deda.
Humoristi mbush plot 73-vjeç dhe në këtë ditë kaq speciale për të nuk kishte se si të mungonte një urim nga i biri, aktori i njohur Julian Deda.
Ditën e sotme ai ka postuar në Instagram një foto krah të atit, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar personin me të veçantë në jetë në ditën e tij të lindjes.
Juli ka zgjedhur pikërisht këtë rast për të treguar se babai i tij është krenaria e familjes së tyre dhe se ndihet njeri më me fat në botë që ka një baba të tillë.
“Gëzuar ditëlindjen Big Boss….! Fati më ka mbajt me hater duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmërine, ti adhuron jeten. Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Te paçim me jetë e me shendet…! Të du fort Babo…!”, ka shkruar Juliani.
Kujtojmë që shpesh herë Juliani ka treguar se është shumë i lidhur me prindërit e tij dhe se ndihet shumë me fat që ai është djali i tyre.