MENU
klinika

Skandali i Barcelonës me arbitrat

UEFA merr vendimin rreth pjesëmarrjes së katalanasve në Champions

27.07.2023 - 18:57

Një nga temat më të nxehta të këtij sezoni në kompeticionet ndërkombëtare ka qenë pranimi apo jo i Barcelonës nga UEFA për shkak të përfshirjes së katalanasve në skandalin e pagesave ndaj drejtuesve të Komitetit të Gjyqtarëve për shumë vite me radhë. Katalanasit janë ende nën hetim në vendin e tyre rreth pagesave sistematike që u kanë bërë drejtuesve të gjyqtarëve pasi mendohet se kjo ka ndikuar në rezultatet e tyre në fushën e lojës.

Një shkelje e dukshme rregullash në favor të katalanasve që përfundoi edhe në lupën e UEFA-s, e cila hapi hetim prej disa muajsh duke marrë në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e çështjes. Sot, Komisioni i Apelit të UEFA-s , ka vendosur që të pranojë përkohësisht aplikimin e Barcelonës për të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare për edicionin 2023-2024, në pritje të zhvillimeve më të reja nga drejtësia sportive në Spanjë rreth kësaj çështje.

“Barcelona pranohet provizorisht që të marrë pjesë në kompeticione. Organizata rezervon të drejtën e një vendimi të mëvonshëm rreth pranimit apo përjashtimit nga kompeticionet e klubeve të UEFA-s. Barcelona është e detyruar që të informojë për vazhdimësinë e hetimeve në mënyrë aktive dhe të lehtësojë sigurimin e çdo lloj dokumentacioni apo informacioni që i kërkohet’, shkruhet në vendimin e UEFA-s rreth kësaj çështje.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës