MENU
klinika

Kosovë

A do ketë në shtator protesta kundër Kurtit?!

29.07.2023 - 11:22

Analisti Fatmir Sheholli tha se qeveria e Kosovës ka bërë gabime trashanike në qeverisjen e vendit.

Ai tha se komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen me polici pasi sipas tij në ato zona kryetarët e zgjedhur nuk përfaqësojnë shumicën dhe kjo nuk është demokratike.

“Kjo qeveri ka bërë gabime trashanike në qasjen ndaj veriut. duhet ta kuptojmë se ne nuk mund ta mbajmë me polici veriun. Ne duhet t’i besojmë Bashkimit Europian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës se vetëm me dialog politik mund të zgjidhet kjo çështje”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.
Ai tha më tej se në shtator e gjithë shoqëria e Kosovës, që sipas tij është shumicë do angazhohen në protesta masive për të rrëzuar qeverinë e Kurtit ndërsa shtoi më tej se kryeministri do duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale për situatën në të cilën futi veriun e Kosovës.

“Që t’ia ndërpresim Kurtit këtë ideologji të tij, ne do organizohemi në shtator në protesta masive dhe të pandalshme deri në rrëzimin e tij, e natyrisht ai do duhet të japë përgjegjësi penale para gjykatave pasi na ka futur në probleme të mëdha me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin