MENU
klinika

Decizivë janë… rivalët e Tiranës

Milan përgatit goditjen tjetër në merkato

29.07.2023 - 14:49

Milani nuk ka në plan të ndalet në këtë merkato vere dhe pasi kanë siguruar shërbimet e sulmuesit Çukueze, tashmë kuqezinjtë po përgatisin një tjetër transferim nga La Liga. Këtë herë bëhet fjalë për një mesfushor.

21-vjeçari Junuz Musah që aktivizohet në Spanjë me Valencian, mund të jetë lojtari më i ri i Milanit. Kuqezinjtë kanë përgatitur një ofertë që arrin në vlerën e 20 milionë eurove për të marrë shërbimet e lojtarit, ndërkohë që deciziv në këtë transferim, bëhet Rebiç.

Mesfushori do të largohet nga kuqezinjtë në drejtim të Turqisë, aty ku do të jetë pjesë e Beshiktashit. Palët kanë arritur akordin dhe pritet vetëm zyrtarizimi ndërkohë që me largimin e tij, në Milano mund të zbarkojë Musah i cili do të ketë një vend të lirë dhe një mundësi më shumë për të marrë një fanellë titullari.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës