MENU
klinika

Detajet

Përshkallëzohet protesta, studentët bllokojnë 3 pika kyçe

17.12.2018 - 14:35

Studentët e universiteteve publike janë mbledhur para Kryeministrisë në një protestë kombëtare.

Ashtu sikur edhe dje, ata i bënë thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të pranishëm në këtë protestë paqësore.

Me thirrje në kor: ‘plotësoni kërkesat’, ‘I duam tarifat sa Erjon Braçe’ studentët u stacionuan para Kryeministrisë, në pritje që të tjerë t’i bashkohen protestës.

Pavarësisht thirrjeve, ata kanë nënvizuar faktin se kauza e tyre nuk është politike, ndërsa shtojnë se do vazhdojnë protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave pa dialog.

Ashtu siç u paralajmërua me herët, protestuesit janë larguar nga protesta e para Kryeministrisë. Studentët do të përshkallëzojnë protestën, ndërsa do të bllokojnë rrugët. Protestuesit do të bllokojnë tre pika të rëndësishme në Tiranë, Zogun e Zi, kryqëzimin përballë Bankës së Shqipërisë (Tek Dollari) dhe Kryeministria.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës