MENU
klinika

Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në Durrës

Ministri Balla merr vendimin për punonjësin e gardës

30.07.2023 - 13:03

Përjashtohet nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla punonjësi i Gardës së Republikës që qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në Hamallaj të Durrësit.

Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori Martin Nikolla, ka përdorur edhe armën e shërbimit.

Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.

“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit. Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton ministria e Brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN