MENU
klinika

Prodhuesit e frutave

Sipërfaqet janë reduktuar por është rritur rendimenti

30.07.2023 - 13:40

Pas një sezoni të mbarë të luleshtrydheve, fermeri Nesti Troka nga Frakulla e vogël po i gëzohet edhe prodhimit të mbarë të nektarinave.

Ai tregon për mikrofonin e Top Channel se pavarësisht se sipërfaqet e mbjella me fruta e perime janë reduktuar , prodhimi mbetet i mbarë e cilësor.

“Viti ka qenë i mbarë të gjitha frutat dhe perimet kanë pasur ecuri, janë ulur sipërfaqet e mbjella, ka qenë sezon i mbarë për nektarina.”– tha Nesti Troka, fermer.

Tashmë ai zotëron një sipërfaqe me 350 rrënjë nektarina dhe prodhimi i deritanishëm arrin në 17 ton. Kërkesat janë në rritje dhe kryesisht arrin ta shesë në tregun e brendshëm. Sipërfaqja prej 7 dynym e mbjellë me nektarina është mjaft produktive thotë fermeri teksa tregon se arrin të sigurojë 50 kg për rrënjë.

“Cilësia është e mirë, nuk kemi dëmtime as nga sëmundjet, kushtet atmosferike kaq qenë të mira dhe çmimet kanë qenë të favorshme”– tha Nesti Troka, fermer.

Gjysma e rrënjëve të nektarinave janë 10- vjeçare ndërkohë që gjysma tjetër 4 – vjeçare, por falë përkujdesjes së vazhdueshme të gjitha janë në prodhim të mbarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasojë e ndryshimeve klimatike

Kulturat që po zhduken në Shqipëri