MENU
klinika

Analiza

Çfarë e dallon ekonominë shqiptare në vitet pospandemike?

30.07.2023 - 13:43

Në analizat ekonomike që vijnë nga politika apo ekspertë të ndryshëm lidhur me ecurinë ekonomike të Shqipërisë, nuk përdoren shpesh krahasimet nga një vit në tjetrin. E kundërta ndodh me ekspertizën ndërkombëtare. Njësi studimore ndërkombëtare e bëjnë këtë analizë duke krahasuar treguesit kryesore të ekonomisë, jo thjesht për të parë nësa ka përparim ekonomia e një vendi si Shqipëria, por edhe për të paraqitur sfidat që i paraqiten asaj.

Televizioni publik i referohet një analize të tillë, që përfshin vitet 2021-2023 dhe parashikimin për vitin e ardhshëm.

Shqipëria nxjerr në pah integrimin në BE me fillimin e negociatave, duke sinjalizuar një rrugë më të shpejtë drejt përparimitm thonë analiza të tilla.

Vini re ndryshimet në këtë tabelë studimore:

Shqipëria po shkon me shpejtësi drejt objektivit për uljen e borxhit publik, nga 74,3 për qind e prodhimit të brendshëm në 58,7 për qind ndaj tij, duke tejkaluar edhe angazhimin ndaj FMN. Borxhi i jashtëm është ndjeshëm më i ulët, 45,8 për qind në 2023 dhe me ulje të ndjeshme të parashikuar për 2024. Ka një rritje drejt dyfishimit të prodhimit të brendshëm për frymë, por edhe rritje të konsumit privat, që parashikohet deri në 4.3 përqind në vitin që vjen. Papunësia mesatare shkon në shifër njëshifrore vitin e ardhshëm, e ndikuar nga shumë faktorë, sipas studimit në fjalë.

Në ndërkohë, parashikohet nga shumë institucione ndërkombëtare rritje ekonomike deri në nivelin 4,3 për qind të PPB për vitin që vjen. Tregues të tillë flasin për përparim që vjen edhe nga fillimi i negociatave , që fillon me përmirësim të treguesve financiare dhe të ardhme me të mirë të ekonomisë shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sejko: Pandemia goditi fort ekonominë

“Do të rritet papunësia dhe kreditë me probleme”

Hashashi/ Adrian Civici: Ju përmend tre rreziqe!

“Nëse zhvillohet siç duhet përfitimet janë të mëdha”

Jaka: Nëse ndërhyrja do ishte eficiente...

“Biznesit i duhet pesë vjet për të marrë veten”

Prof. Dr. Adrian Civici/ Cilat janë disa nga shkaqet kryesore?

“Goditjen më të rëndë e pësuan bizneset e vogla”