Demokracia vdes në errësirë”, kjo është banderola më të cilën gazetarët janë duke marshuar në sheshin “Skenderbej” në Prishtinë, në shenjë proteste ndaj qeverisë Kurti, e cila i hoqi licensën televizionit “Klan Kosova”.
Kujtojmë që për këtë vendim kanë reaguar edhe vendet e QUIN-it.
Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar në një deklaratë të përbashkët thane se mbyllja e “Klan Kosovës” është një vendim jo proporcional dhe se nuk mund të cënohet liria e shprehjes.
Kryeministri Kurti ka zgjedhur të sfidojë sërish këto vende, duke menduar se kuy vendim i qeverisë së tij nuk ishte një gabim.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat kete te premte.
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”