MENU
klinika

Ja si do të duken luftërat e së ardhmes

“Shekulli blu”, superfuqitë do të “ndeshen” nën ujë

01.08.2023 - 10:36

Marsela Shytia

Lufta nën det përfaqëson një nga nivelet kryesore të konfrontimit midis fuqive të mëdha dhe të mesme në atë që konsiderohet “Shekulli Blu”, shekulli në të cilin dominimi detar ka dhe do të ketë rëndësi jetike për fatin e planetit. Vitet e fundit ky komponent të ketë marrë një rol udhëheqës në proceset e modernizimit të flotës dhe është bërë themelore për të gjitha fuqitë e përfshira në sfidën e deteve, dhe jo vetëm midis superfuqive.

SHBA

Që nga gjysma e dytë e shekullit të njëzetë, komponenti i nëndetëseve të Shteteve të Bashkuara ka qenë një protagonist në skenën e luftës botërore. Aktualisht, SHBA ka në shërbim 53 nëndetëse sulmi, 14 nëndetëse me raketa balistike dhe katër nëndetëse me raketa të drejtuara. Sipas Marinës së SHBA-së, 54 për qind e arsenalit bërthamor të SHBA-së mbahet nga nëndetëset. Klasat e nëndetëseve amerikane aktualisht në shërbim janë Ohio, Los Angeles, Seawolf dhe Virginia. E para shërben si gur-themeli i treshes bërthamore të Uashingtonit.

Rusia

Flota ruse ka nëndetëset si një nga “kuajt e punës” të saj të mëdhenj. I ndarë midis Flotës Veriore, Balltikut, Detit të Zi dhe Paqësorit, komponenti nënujor vazhdon të konsiderohet nga Kremlini si një shtyllë e agjendës së tij ushtarake. Për numrin real të nëndetëseve në Moskë, ekzistojnë të dhëna të ndryshme. Disa thonë që ka 58, disa 70 e disa të tjerë 75. Këto përfshijnë nëndetëset me raketa balistike, anije sulmi me energji bërthamore, nëndetëse me raketa lundrimi dhe nëndetëse sulmi me naftë elektrike.

A significant boost to security: Inside Canada's plans to replace its submarines - Richard Shimooka in the Hub | Macdonald-Laurier Institute

Kina

Kina është ajo që padyshim mund të konsiderohet si fuqia në rritje në luftën nëndetëse. Ajo ka nisur prej kohësh një program riparimi të flotës për të kapërcyer hendekun teknologjik me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara. Ndonëse për momentin kapaciteti nënujor kinez është mjaft i vogël në krahasim me atë të SHBA dhe Rusisë, gjërat mund të ndryshojnë gjatë dekadave.  Në fakt, nëse Kina aktualisht ka gjashtë klasa nëndetësesh të disponueshme për më shumë se 70 njësi të vendosura në të gjitha bazat në Paqësor. Dy klasa në veçanti që Pekini ka ndërtuar për të përmbysur ekuilibrin strategjik në Paqësor janë: klasa Jin dhe klasa Shang. Tani sfida e Dragoit është “096”, i cili duhet të zëvendësojë Jin si “shtylla kurrizore” e flotës nënujore aziatike.

Paqësori

Së bashku me Kinën, i gjithë Indo-Paqësori përfaqëson një fazë të rritjes së madhe të komponentit nënujor. Aleanca Aukus ka ndryshuar disi ekuilibrin pasi Canberra do të pajiset me nëndetëse me energji bërthamore. Kthimi i Australisë ka zbuluar po ashtu një garë të re drejt riarmatimit edhe në frontin e nëndetëseve. Gjatë viteve të fundit edhe Japonia ka filluar një kthesë të qartë drejt një modernizimi të Forcave të saj Vetëmbrojtëse dhe Tokio mund të jetë edhe vendi i radhës që do të hyjë në paktin Aukus. Më në veri, Koreja e Jugut është një tjetër forcë që po rrit me shpejtësi aftësitë e saj nënujore. Madje, testimi i dronit të nëndetëses bërthamore, sipas mediave të regjimit mund të shkaktojë një “cunami radioaktiv”.

India

E ndarë midis dy bazave kryesore të Mumbait dhe Visakhapatnam, Marina Indiane krenohet me pak nëndetëse rreth 16, por një interes të madh për të rritur aftësitë e saj në këtë front. Problemi, për Nju Delhi-n, megjithatë, është i lidhur me nevojën e dyfishtë për të zëvendësuar shpejt modelet e vjetra dhe për të shtuar të reja.

Mesdheu

Ekziston edhe një garë armësh nëndetëse në Mesdhe. Italia, ka zgjedhur të vazhdojë me një fuqizim të komponentit të saj nënujor, i përfaqësuar veçanërisht nga blerja e anijeve U212 Krahas saj një rëndësi të veçantë ka flota turke, greke dhe izraelite.  Ndërsa në Mesdheun lindor , duhet theksuar ngritja e dy forcave nënujore, ajo egjiptiane dhe izraelite, të dyja fuqitë e interesuara për të kontrolluar Levantin dhe në veçanti fushat e mëdha të gazit të pranishme në zonë.

Europa Lindore

Me interes të veçantë është edhe ajo që ndodh në dy sektorë shumë të rëndësishëm të panoramës evropiane: Balltiku dhe Deti i Zi, Polonia njoftoi së fundmi riaktivizimin e programit Orka. Për më tepër, kohët e fundit, interesi i Rumanisë për të fituar sërish një aftësi zhytjeje ka tërhequr vëmendjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti i tij me Xi Jinping

‘Makthi’ i Biden mund të jetë Kina