MENU
klinika

Gati kalimi në Turqi

Partizani ‘mbush arkat’, Hadroji i jep 500 mijë euro!

01.08.2023 - 13:25

Mbrojtësi i Partizanit dhe kombëtares shqiptare, Andi Hadroj është pranë kalimit në Superligën e Turqisë. Gazientep ka ofruar 500 mijë euro për të kuqtë, teksa pukjani do përfitojë një pagë prej 30 mijë eurosh në muaj me kontratë për tre sezonet e ardhshme.

I dalë nga moshat e Laçit, Hadroji shkëlqeu për tre sezone me Bylisin para se në 2022 të bashkohej me Partizanin dhe falë paraqitjeve të mira ia doli të luajë tre ndeshje me Kombëtaren, duke qenë edhe në grumbullimin e fundit të kuqezinjve.

Pas shitjes së Skukës për 1.4 milionë euro te Metz, duket se Partizani do arkëtojë gjysmë milionë euro nga Hadroji, që është me një këmbë në elitën e Turqisë. Kampionët e Shqipërisë duket se janë duke funksionuar të mirëorganizuar, teksa kanë nisur shitjen e “xhevahirëve”.

Sezonin e fundit, Hadroj luajti 34 ndeshje në Superligë, duke koleksionuar 3342 minuta. Veç Superligës, Hadroji është pjesë edhe e ndeshjeve evropiane të Partizanit. Përballja e sotme kundër Atletic Escaldes duket se do jetë e fundit për të me fanellën e të kuqve.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës