MENU
klinika

Vendimi

Qeveria mbulon shpenzimet e mjekimit për aktorin dhe regjisorin e njohur

01.08.2023 - 22:11

Qeveria ka miratuar një fond prej 2 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për aktorin dhe regjisorin e njohur Genc Fuga.

Pak ditë më parë Fuga kaloi një moment të vështirë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente.

Bashkëshortja e tij, aktorja dhe regjisorja e njohur Eni Jani iu drejtua opinionit me një mesazh solidariteti për ndihmë.

Brenda pak orësh u mundësua shuma e nevojshme për të përballuar operacionin. “Faleminderoj çdonjërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjalë dhe kontribut. Shuma u sigurua!” shkruan Eni Jani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Iu nënshtrua operacionit pas një goditjeje cerebrale

Si paraqitet gjendja shëndetësore e aktorit Genci Fuga

Bashkëshortja fjalë zemre për të gjithë që e ndihmuan

Aktori pëson goditje në tru, sigurohet shuma 19 mijë euro për operacionin