MENU
klinika

SHBA po i ngushton “lakun në fyt”

Vuçiç nuk do të sakrifikojë edhe shumë për Putinin…

02.08.2023 - 11:38

Beogradi është në një situatë të vështirë politike, kjo për shkak të “politikës me dy karrige” që ka vendosur të ndjekë, kur bëhet fjala për marrëdhëniet me Rusinë dhe Perëndimit. Megjithatë, situata duket se po ndryshon, sidomos pasi Departamenti i Thesarit i SHBA-së vendosi sanksione ndaj kreut të Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin, njeriut të besuar të presidentit Aleksandër Vuçiç. Ndaj, në këto kushte, nuk ka gjasa që Serbia të vazhdojë t’i rezistojë kërkesave të Perëndimit në lidhje me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, kërkesa që ajo i refuzoi që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Presioni i Perëndimit

Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, analisti politik Aleksandar Asafov beson se Serbia nuk do të rezistojë edhe shumë. Kujtojmë se Vuçiç bëri me dije se Uashingtoni, para se të vendoste sanksione Aleksandar Vulin, ka kërkuar që Beogradi të mbështesë sanksionet anti-ruse. “Në mbrëmje, para se Shtetet e Bashkuara të vendosin për sanksione ndaj Aleksandër Vulin, më thanë pa mëdyshje: ndërroni politikën tuaj ndaj Rusisë dhe nuk do të ketë sanksione ndaj Vulin-it… Unë heshta”, tha presidenti i Serbisë në TV Prva. Asafov beson se qëndrimi pro-rus mund t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë, kështu që Beogradi nuk do të mund t’i injorojë kërkesat e Perëndimit për një kohë të gjatë. “Beogradi zyrtar po kalon fazën e parë të presionit të sanksioneve. Deri më tani, Serbia ka marrë gjysmë-parlajmërime nga Perëndimi për nevojën e pjesëmarrjes në sanksionet anti-ruse dhe pasojat për bashkëpunimin me Rusinë. Sinjali paralajmërues është vendosja e masave kufizuese ndaj kreut të BIA-s”, tha analisti. Sipas tij, Perëndimi do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të rritur presionin mbi këtë vend.  “Nuk ka asnjë arsye për të pritur që Serbia të mbajë pozicionin e saj aktual politik kur vendit t’i paraqitet një ultimatum i ashpër. Nuk ka gjasa që Beogradi, i cili tani është në një situatë të vështirë, do të jetë në gjendje t’i rezistojë kërkesave të Perëndimit në lidhje me pranimin e sanksioneve anti-ruse. Prandaj, probabiliteti që Serbia të ndryshojë pozicionin e saj pro-rus, siç quhet në SHBA, është i madh”, përfundon Asafov.

“Sakrificat” e Serbisë

Nga ana tjetër, politologu Ilija Graschenkov beson se për sa kohë që Vuçiç të jetë në pushtet, qëndrimi i Serbisë për papranueshmërinë e sanksioneve kundër Rusisë do të vazhdojë sa më shumë që të jetë e mundur. “Serbia është në një situatë të vështirë. Nga njëra anë, nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, gjë që i jep të drejtën të diversifikojë marrëdhëniet me të gjitha vendet që duan të investojnë në ekonominë serbe. Nga ana tjetër Serbia planifikon të bëhet anëtare e BE-së në pesë vitet e ardhshme. Duke pasur parasysh se anëtarësimi në BE është një çështje prioritare për vendin, Beogradi nuk do ta sakrifikojë atë për shkak të faktorit rus”, theksoi ai. Politologu kujtoi se edhe nëse Aleksandër Vuçiç, nëse vendos ndonjë kufizim, mundohet ta bëjë atë sa më butësisht. “Për shembull, kur kompanisë Air Serbia u bë presion për të ndaluar fluturimet për në Rusi, Serbia nuk i mbylli qiellin e saj për avionët rusë, dhe Air Serbia vazhdon të fluturojë drejt Rusisë, por në të njëjtën kohë kompania u detyrua të reduktojë ndjeshëm numrin e fluturimeve dhe rrisin çmimet e biletave”, tha Ilija Grashçenkov. Sipas këtij eksperti, Serbia do të vazhdojë të mbrojë qëndrimin e saj aktual ndaj Rusisë dhe do ta shtyjë procesin e bashkimit me sanksionet anti-ruse për aq kohë sa të jetë e mundur.Edhe Moska, bie dakord se ky është “një presion tjetër ndaj Serbisë” për t’u larguar nga Rusia dhe, siç thonë ata, për të hequr dorë nga “politika e saj parimore që ajo ka adoptuar që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë”. Gazeta e qeverisë ruse “Rossiyskaya” megjithatë, pak ditë pas sanksionimit të Vulinit, shkroi e bindur se “as kjo nuk do ta detyrojë Vuçiçin të vendosë sanksione ndaj Rusisë”. Agjencia pro regjimit TASS thekson se sanksionet ndaj Vulin u vendosën për shkak se ai është i lidhur me Rusinë, e cila akuzohet se drejton një politikë destabilizuese në Ballkan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse ai nuk do të jetë më “i përkëdheluri i Uashingtonit”

Këmbanat bien për Vuçiç, SHBA “i tërheq veshin”

“SHBA-BE gabuan me Kosovën, e falën Vuçiçin”

Kurti për median kroate: Nëse do ketë luftë varet nga Beogradi


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin