MENU
klinika

Me artistë të skenave botërore

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës në Kalanë e Himarës

02.08.2023 - 13:35

Kalaja e Himarës do të presë nga 3-10 gusht edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës me 8 koncerte me muzikantë të njohur të skenave botërore.

Agjencia kombëtare e Turizmit bën të ditur se “artistët nga Shqipëria, Gjermania, Franca, Kosova, Rumania, Rusia, Greqia, Mali i Zi dhe Kanadaja me muzikën klasike do të gjallërojnë dhe ndriçojnë si asnjëherë më parë një nga monumentet më të vyera të bregdetit jonian”.

Performancat kushtuar natyrës “Lament of the Earth” “Vajtimi i Tokës), repertori me muzikë korale të kompozitorit Rafet Rudi, pjesë të zgjedhura të këngës tradicionale qytetare dhe bashkëkohore, të kompozitorëve Gjon Simoni, Çesk Zadeja dhe Vasil Tole, pjesë nga Brahms, Debussy, Fauré, Mozart, Dvorak, Schubert dhe Chopin, të interpretuara nga pianisti francez Sebastian Ene, si dhe tingujt fantastikë nga muzikanti 24-vjeçar Théo Ould do të jenë disa nga pjesët e zgjedhura të programit të festivalit.

“Muzikë dhe surpriza të panumërta do të përjetoni në Festivalin e bukur të Himarës, i cili do t’ua bëjë pushimet në bregdetin e bukur shqiptar të paharrueshme, gjithmonë nën guidën e TEA-s”, thekson AKT.

Vitin e kaluar u zhvilluan pesë koncerte nga njëmbëdhjetë artistë nga Shqipëria, Franca, Gjermania, Japonia, Kuba, të cilët interpretuan muzikën klasike, tango, jazz e kontemporane.

Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën