MENU
klinika

Panajot Kanaçi

‘Magjistari i valles shqipe’

02.08.2023 - 13:39

Sot shënohet 100-vjetori i lindjes së koreografit të mirënjohur dhe pedagogut Panajot Kanaçi, i cilësuar si “magjistari i valles shqipe”.

Kanaçi lindi më 2 gusht 1923. Ai kreu studimet e larta për baletmaester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.

Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”.

Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Në fushën e krijimtarisë koreografike popullore të përpunuar, Panajot Kanaçi ka dhënë një kontribut me plot vlerë. Trupa e balerinëve dhe e valltarëve, e krijuar dhe e drejtuar nga mjeshtri Kanaçi, kudo që përfaqësonte Shqipërinë rrëmbente plot duartrokitje dhe vlerësime, ku padyshim merita më e madhe i takonte atij.

Kanaçi ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare” etj.

Panajot Kanaçi ndërroi jetë në vitin 1996.

Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën