Pasi aktori i mirënjohur Genc Fuga iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në kokë, në momente kritike për jetën e tij, bashkëshortja Eni Jani kërkoi me përulësi në publik kontributin e kolegëve në ditët e tyre më të vështira.
Vlera monetare prej 20,000 eurosh për operacionin ishte e papërballueshme për çiftin që megjithëse i kanë dhuruar gjithë jetën art e vlera Shqipërisë, nuk u vlerësuan asnjëherë siç duhet.
Pas operacionit, Eni ka reaguar në rrjete sociale duke treguar të vërtetën dhe duke shprehur mirënjohjen e saj të madhe për këdo që i ka qëndruar pranë dhe ka kontribuar në familjen e tyre, në këtë moment të vështirë.
“E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falemderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit. Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te. Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja. (Ju kerkoj ndjese per kete )Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime.Dua ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente. Operacioni kish pak qe kish nisur dhe ne dere te spitalit u shfaq nje person i cili per mua eshte Drejtor i Pergjithshem i institucionit ku une punoj dhe kisha adresuar thirjen time por tek une erdhi si Alfred Peza, erdhi me te gjithe humanizin dhe mbeshtetjen njerzore e mbi te gjitha me optimizmin qe cdo gje do shkoj mbare e mire.Me te ne krah me erdhi nje telefonate nga Klodi i Amerikanit (sic degjoj shpesh ta therrasin) i cili me dha nje siguri te cilen e kisha te nevojshme ne momentet qe po behej nderhyrja, siguri te cilen e pata dhe ne vazhdimesi. Faleminderit Profesor Mevlan Shanaj dhe Regjisorit Kico Londo per telefonatat e kryera. Faleminderit Znj. Manastirliu per mbeshtetjen e menjehershme dhe interesimin e vazhdueshem.