MENU
klinika

Kufijtë e Kosovës "mollë sherri"

Hoveniervbën me “dhimbje koke” Beogradin

03.08.2023 - 10:23

“Epokës së artë”, ku Serbia dukej se ishte pozicionuar gjithë rehati si “e përkëdhelura” e Amerikës në Ballkan, duket se i ka ardhur fundi, me apo pa dëshirën e Beogradit. Shenjat e para u duk se u dhanë që me sanksionimin e Aleksandër Vulin, drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), nga Departamenti amerikan i Thesarit. Kjo u konsiderua nga shumë ekspertë të politikës së jashtme si “pika e kthesës”. Sakaq, së fundmi, SHBA i ka shkaktuar një tjetër “dhimbje koke” Beogradit, ku sigurisht “sebep” është bërë Kosova. Deklaratat “hidh e prit” midis Drejtorit të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, po trazojnë rajonin. Sigurisht, nuk ka munguar “doza e ironisë” nga Prishtina, sidomos kur bëhet fjalë për Petkoviç.

Deklaratat e Hovenier

Gjithçka nisi nga deklarata e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Jeff Hovenier se Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik dhe se dihet saktësisht se ku janë kufijtë e saj. Kjo deklaratë se ka ngritur edhe më shumë tensionet në rajonin që ka harruar se çfarë është qetësia. Për zyrtarin amerikan, katër komunat serbe në veri të Kosovës janë pjesë e atij “shteti”, dhe Lista Serbe është parti opozitare në të si çdo tjetër. “Për Amerikën, Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, dhe Lista Serbe është parti opozitare, si të gjitha partitë e tjera opozitare në Kosovë, të cilën ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, por parti të serbëve etnikë në Kosovë”, tha ai. Ambasadori amerikan në Kosovë tha se e ndiente të nevojshme të bënte disa sqarime, pas komente nga Lista Serbe, lidhur me takimin me Gabriel Escobar në Uashington. “E para është që SHBA-të e konsiderojnë Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik dhe që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, ne e kemi njohur atë si sovrane. Puna që bëjmë me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që bëjmë me partitë e tjera opozitare në Kosovë”, tha Hovenier. Ai po ashtu theksoi se nuk duhet të diskutohet për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është në vetvete shtet i pavarur. “Dhe këtu përfshihet edhe veriu i Kosovës, siç e kam thënë shumë herë. Ne e dimë saktësisht se ku është kufiri. Është në veri të Mitrovicës. Ne dëshirojmë që Lista Serbe të luajë rolin e saj si parti politike në një Kosovë sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë parti të serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta sqarojmë këtë”, tha Hovenier në ceremoninë e dorëzimit të 250 kamerave të trupit në policinë e Kosovës.

Zemërimi serb

Këtë deklaratë, Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç nuk e ka pritur aspak mirë dhe për mes një reagimi të fundit ai shpreh se kufijtë e Kosovës janë të Serbisë. Petkoviç shtoi se Lista Serbe i shërben interesave kombëtare serbe, e jo sipas tij ato të ambasadave të huaja. “Ne e dimë mirë ambasador Jeff Hovener, kufijtë në Kosovë, janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, shkroi Petkoviç në Twitter. Edhe Lista Serbe pati një përgjigje të ashpër për Hovenier. Siç thonë ata, “përfaqësuesit e Listës Serbe, kudo që janë dhe me këdo që të takohen, gjithmonë do të përfaqësojnë interesat e popullit serb”, sepse “kjo është detyrë e tyre ndaj qytetarëve që e mbështesin partinë”.

Ironia e Prishtinës

Sakaq, Prishtina ka vendosur të reagojë me ironi. Shefi i kabinetit të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Bljerim Velja, ka thënë se Petkoviç, e di më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, sepse gjithmonë kërkon leje për të hyrë në Kosovë, referuar të gjitha rasteve që atij i është ndaluar kalimi. “Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, të cilat ju i deklaroni në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën. Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, sipas ligjeve të Kosovës”, ka shkruar Velja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përleshjet e ditës së djeshme

BE dënon dhunën në Kuvend: Zhgënjyese!


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin