Reperi i njohur Fero disa javë më parë është dënuar nga gjykata e Gjilan me masën e sigurisë për paraburgim prej 30 ditësh, pasi u arrestua për dhunë në familje, sulm fizik dhe kërcënim ndaj partneres së tij, modeles Arbenita Ismajli.
Mirëpo mesa duket artisti është liruar nga paraburgimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Fero, teksa ka postuar në Instagram një foto nga xhamia së bashku me shokun e tij.
Në foton e publikuar në InstaStory miku i tij i ka uruar mirëseardhjen.
Ka qenë vetë modelja e cila ka bërë denoncimin në polici, pas dhunës së ushtruar ndaj saj dhe kërcënimit se “do të të vras nëse ma merr vajzën”.
Kujtojmë që disa vite më parë ish-çifti kurorëzuan dashurin e tyre me martesë, ndërsa nga kjo romancë dashurie ata kanë sjellë në jetë edhe një vajzë të cilën dyshja e kanë pagëzuar me emrin Nina.