MENU
klinika

Sipas ekspertit të ekonomisë

Rritet taksa e pronës/ Zonat që preken më shumë në Tiranë

04.08.2023 - 13:33

Qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve, formula e re e miratuar në vitin 2018 parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do jetë 0.05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset kjo taksë do jetë 0.15%.

Eksperti i ekonomisë, Edurat Gjokutaj, ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania pikërisht për të folur për ndikimin që rritja e çmimit të referencës do ketë.

Ai tha se nga kjo do prekej më tepër Tirana dhe zonat në zhvillim rreth saj. Ai gjithashtu zbuloi se cilat zona të Tiranës do preken më tepër.

“VKM-ja që ka dalë së fundmi, në fund të korrikut, prek Tiranën dhe njësitë administrative rreth Tiranës, si Linza, Farka, në të cilat ka rritje deri në 76% të çmimit referues, kjo është një rritje shumë e madhe. Në zonën e bllokut rritja është 8%. Do duhej një rritje e harmonizuar dhe një studim gjithëpërfshirës që të shikonte se kë prekte dhe sa do ndikojë kjo te taksapaguesit e mesëm”,-tha eksperti i ekonomisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projektligji i ri për taksën e pronës/ Skema

Sa do paguani për ndërtesat dhe tokën bujqësore?