MENU
klinika

Michael Ngoo 'rikthehet' në skenë

FIFA bllokon merkaton e Tiranës

04.08.2023 - 16:31

Michael Ngoo, ish-sulmuesi i Tiranës ka paditur në FIFA bardheblutë për një shumë prej 40 mijë eurosh të pa paguar nga nënkampionët e vendit. Anglezi ka marrë të drejtën nga organi botëror i futbollit, me FIFA-n që deri në pagesën e shumës ka bllokuar merkaton e Tiranës.

Vendimi i FIFA mban datën 3 gusht, me Tiranën që duhet të paguajë lojtarin për të pasur mundësinë e lëvizjeve në merkato. Kjo nuk është e para herë që Tirana humbet gjyqet në FIFA dhe bllokohet, teksa këtë herë shuma është e vogël.

Sulmuesi Ngoo ka qenë pjesë e bardhebluve në dy periudha. Për të parën herë ai u bashkua me Tiranën në verën e 2017, ku qëndroi për tre sezone dhe bëri mirë. Në rikthimin gjatë verës së 2022, anglezi nuk tregoi formë të mirë, teksa pësoi edhe një lëndim.

VENDIMI:

“Duke iu referuar çështjes së përmendur më sipër, si dhe vendimit të marrë nga FIFA, rezulton se, pavarësisht vendimit, pala e paditur FK TIRANA, ende nuk ka përmbushur detyrimet e saj financiare ndaj zotit Michael Ajodeji Ngoo (paditësi). Në këtë drejtim, dëshirojmë të njoftojmë palët se FIFA ka zbatuar një ndalim për regjistrimin e lojtarëve të rinj ndërkombëtarë. Gjithashtu, në përputhje me vendimin e përmendur më sipër, i kërkohet Federatës Shqiptare të Futbollit që të zbatojë menjëherë ndaj palës së paditur, Klubin FK TIRANA, nëse nuk është bërë ende, ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj në nivel kombëtar. Ju falënderojmë që keni marre parasysh sa më sipër dhe për bashkëpunimin e vyer në këtë çështje”, thuhet në vendimin e FIFA-s.

Duket se te Tirana do reagojnë shpejt për çështjen, teksa shuma prej 40 mijë eurosh pritet të kalojë në llogarinë e lojtarit, për të bërë të mundur që merkato e bardhebluve të zhbllokohet dhe klubi të vijojë normalisht lëvizjet këtë verë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës