MENU
klinika

“Do më ndihmojë ta ‘heku’ në Lezhë...”

Zbardhen përgjimet që çuan pas hekurave prokurorë, zyrtarë policie e biznesmenë

04.08.2023 - 18:05

Gazetarja, Glidona Daci ka zbardhur detaje të tjera nga dosja “Metamorfoza” që çoi në pranga prokurorë, zyrtarë policie dhe biznesmenë. Në to janë komunikime që janë realizuar ndërmjet tyre nëpërmjet aplikacionit “Sky”, ku tregohen porositë e vrasjeve, organizimi i tyre dhe informacionet që jepen për shënjestrat. Në një pjesë të konsiderueshme të komunikimeve flitet edhe për planin e ekzekutimit të Ibrahimit Licit, Dorian Dulit e Genc Tafilit.

Astmer Bilali duke qenë lidhje e ngushtë e Behar Brajoviç (Bajri) ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Ibrahim Licit, të cilin e shikon me përparësi dhe më pas dhënien ndihmë për vrasjen e Dorian Dulit për të cilin interesohet më së shumti Behar Brajoviç. Denis Brajoviç ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Lici.sa

Sipas SPAK, Prekë Kodra është kontraktuar nga Behar Brajoviç me qëllim sigurimin e personave që do të kryejnë vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit. Ai siguronte informacione për vendndodhjet dhe lëvizjet e tyre dhe organizimin e krijimin e kushteve për realizimin e vrasjes. Aleks Ndreka ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit. Ai është kontraktuar nga Prekë Kodra.

Bardhyl Mavraj duke qenë lidhje e ngushtë e shtetasit Behar Brajoviç ka pasur rolin e organizimit të kushteve me qëllim vrasjen e Dorjan Dulit dhe Genc Tafilit duke kontraktuar Nuredin Dumanin etj.

Ardrit Hasanbegaj ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici duke shfrytëzuar aksesin që ka ky person kishte për shkak të detyrës si oficer policie me detyrë Shefi i Sektorit të Hetimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Në këto komunikime shfaqet edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka.

Në një moment, Preka i shkruan Beharit, “ti shiko vetë, kemi edhe raste dhe ditë të tjera, ti ruaj vetën, unë të diftoj nëpërmjet njeriut se unë për vete jam në Dukagjin në Shalë, por jam në kontakt për gjithçka. Ai personi që është aty e shef me sy me kë është dhe me çfarë po lëviz, të nis edhe foto ndoshta. Ti bëj si të jetë më e mira për ty”.

Ndërsa Behar Brajoviç i përgjigjet: Ok shok, nëse e kryej më ke mik gjithë jetën, se jam betuar për ta hek. Komunikimet mes tyre vijojnë normalisht dhe Prekë Kodra e siguron që do ta informojë për çdo gjë dhe se të dhënat e tij janë “gjithçka fikse”.

Behari i shkruan: Ok shok ishalla është edhe Genci me të.

Preka i shkruan që: Nëse është këtu me siguri e ke.

Behari i shprehet që: Edhe me djemt e axhës me qenë nuk e fali, të gjithë nuk ndaj asnjë.

Pas kësaj bisede, Behar Brajoviç flet me Astmer Bilalin.

Behari i shkruan, “a don me kry punë, është duke ardhë nga Saranda, “Braçja” me gjith Gencin””. Në rastin konkret bëhej fjalë për Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Astmeri i përgjigjet: Po, kur është duke ardh, kur vjen, me ca makine është?

Më vonë, Behar Brajoviç e pyet Astmer Bilalin nëse do të marrë pjesë në vrasje. Ai i thotë që e ka çdo gjë gati. Bilali shprehet se është gati.

Më datë 22.08.2020 ora 03:00 shtetasi Behar Brajovic komunikon me Astmer Bilalin. Behari i shkruan, “a don me marrë pjesë apo jo. Nesër i kena në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër, si e ke mendjen, i kam të gjitha gati, kam paguar informatorin. Vjen “Genci” me gjithë “Brahimin” prej Sarande, takohen në Fushë-Krujë se ka vdek Indrit Rraja. I kam me makina e me tana, me armë i kam bërë gati dh informatorin”.

Astmeri shkruan, “po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku”.

Komunikime mes Behar Brajoviç, Pëllumb Gjokës dhe Ardit Hasanbegaj

Behar Brajoviç ka komunikuar me Pëllumb Gjokën dhe i ka dërguar këtij të fundit numrin e telefonit të Ibrahim Licit. Më pas, Pëllumb Gjoka ia dërgon numrin e Licit, zyrtarit të policisë, Ardit Hasanbegaj.

“Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse t’i kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë, veç sa të kthehem. Ishalla të mbaj këtë ai motërq**i edhe mbarojmë punë. Ai tjetri që kemi çuar e ka ai i vogli, është konfirmuar, flet rrallë, shumë rrallë”, shprehet Hasanbegaj në bisedë, ndërsa e pyet Gjokën për një person të quajtur “Suad Lici” në Velipojë.

Në vazhdimësi Ardit Hasanbegaj i shprehet që: Ai legeni ngeli duke fol për ty, të ka bërë padrino. Po pash që kishte komunikime me një me mbiemër Lici e thash çne ky me këta. Atij nuk i ka dalë asnjëherë në vel antena, vetëm aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart (operatori i përgjimit), i njeh si shtëpi, jua njeh zërat. Ardriti në vazhdimësi i tregon Pëllumbit që “Dori” ka qenë në Tiranë dje, më tha ai shoku, ka takuar një zyrtar. Jo në “pol”, nuk e ka thënë si emër, një zyrtarë se i ka kërkuar takim, më tha ai shoku.

Pëllumbi i shprehet që: Do të ketë takuar ndonjë nga “Isi”.

Ardriti i shprehet që do të takohet përsëri nesër: Ka bërë dhe një bisedë me dikë dhe i ka thënë atij që ajo punë do bëhet siç kam thënë unë, jo ndryshe, sezbën. Për numrin po i them mbase ma jep. True Caller pastaj, kollaj, do pij kafe nesër me atë edhe ta tregoj.

Më datë 2 Korrik 2020, rreth orës 12.13, Brajoviç komunikon me Gjokën. Pëllumb Gjoka i jep porosi Behar Brajoviçit “që të këtë kujdes, mos të dalë shumë dhe kur të dalë dhe mos të flejë gjumë”.

Behari i shkruan që, atë ditë do të takojë Ben Nokën: Do të flas një herë me të të më ndihmoj për “Dorin” (Dorian Duli) që ta “heku” në Lezhë.

Pëllumbi shprehet: Ti duhet ta ndash mendjen për “Dorin” sepse ai shkon në Shëngjin.

Më datë 03 Korrik 2020 ora 13.38 Brajoviç komunikon me Pëllumb Gjokën. Behari i tregon që, mbrëmë e ka takuar “Benin”.

“Mirë u ndava, më tha do të ndihmoj për Dorin se shkoka në Lezhë dhe kam unë baza më tha. Shkoka me Genc Tafilin dhe me Colin. Do të ndihmoj më tha, unë kam prit me dal ti”, shprehet Brajoviç.

Pëllumbi i kërkon që ta marrë me të mirë këtë person. Disa orë më vonë, komunikojnë sërish. Ata diskutojnë në lidhje me një person me emrin “Luli” që ka shkuar për të vizituar Beharin pasi ka dalë nga burgu. Behari shprehet që ai nëndrejtorin dhe Shefin e Komisariatit i kishte të vetët.

Pëllumb Gjoka shprehet që, “ata kanë nëndrejtorin dhe shefin e Komisariatit ndërsa ne kemi shefin e Krimit të Organizuar dhe e kemi informacionin 10, që ata nuk e dinë, dhe ti mos i thuaj”.

Një javë më vonë, Brajoviç komunikon sërish me Gjokën. Ai i kërkon informacione për Ibrahim Licin. Për këtë i thotë të pyesë Ardit Hasanbegajn.

“Ma pyet atë shokun (Ardit Hasanbegaj) për “Bracen” (Ibrahim Lici) nëse është në kërkim, sepse më tha dikush që është në kërkim”, shprehet ai.

Më datë 26 Korrik 2020 ora 08.56 shtetasi Behar Brajoviç komunikon me Astmer Bilalin. Astmeri i shkruan se e ka ndjekur policia, por u shpëtoi.

“Ju kam ik, por kanë kap “Niqen”, “Arlindin” që rrin me Bardhin, shifni ju andej mos ju vjen kush”, shprehet ai.

50 minuta më vonë, Edmond Preka njofton Pëllumb Gjokën se e kishte informuar Ardit Hasanbegaj për një operacion të RENEA-s.

“Më tha me i thënë “Beharit” që mos dil sot me blind se kanë ardhur dy grupe RENEA dhe Operacionale”, thotë ai.

Në lidhje me këtë operacion të SPAK në pranga ranë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë arrestimit, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.

Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Në pranga është edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim Ervis Martinaj, Behar Bajroviç dhe Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt.

Marrë nga Tv Klan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aleanca për Teatrin kërkesë BE e SHBA-së

“Ç’po bën SPAK me 6 kallëzimet për prishjen e godinës?”


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin