MENU
klinika

“Jo vëlla, s’bëhet fjalë”

Për vrasjen e Musabelliut do paguheshin rreth 100 mijë €, si u ndërlidhën autorët me Martinajn

04.08.2023 - 18:06

Përgjime të reja nga dosja ‘Metamorfoza’ kanë nxjerrë detaje në lidhje me ngjarjet kriminale. Mësohet se për atentatin ndaj Kleant Musabelliut, po ashtu edhe për vrasjen e Gjin Ndoj ka pasur rol biznesmeni Pëllumb Gjoka. Në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb” theksohet se Pëllumb Gjoka ka pasur rolin e porositësit për vrasjen e shtetasit Kleant Musabelliu, duke kontraktuar shtetasin Behar Brajoviç dhe lidhje e tij.

Ndërkohë theksohet se në këmbim të vrasjes së Kleant Musabelliut, shtetasi Pëllumb Gjoka do të paguante shumën prej rreth 100.000 deri në 120.000 euro. Behar Brajoviç ka pasur rolin e siguruesit të personave që do të kryenin vrasjen, pra gjetjen e vrasësve me pagese.

Fillimisht janë organizuar gjashtë persona kryesisht nga Kosova dhe nga Serbia për vrasjen e shtetasin Kleant Musabelliu. Por duke se gjërat më pas kanë ndryshuar. Në dosje sqarohet se është aplikuar metoda “me ndërrim” me shtetasin Ervis Martinaj. Pra Behar Brajoviç do të vriste Gjin Boriçi (Ndoj) për llogari të Ervis Martinajt, ky i fundit thuhet se do të vriste Kleant Musabelliun, menjëherë pas vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi (Ndoj).

Pjesë nga dosja:

“Më datë 07.07.2020 shtetasi Behar Brajoviç ka komunikuar me shtetasin Pëllumb Gjoka.

Pëllumbi: Vëlla, nëse edhe një javë nuk me vjen dikush janë duke prit. A ma gjen një për me mbaru punë në Tiranë.

Behari: Po mo vlla, ça të duar, ça të kesh ti personale ta kryej unë vetë.

Pëllumbi: Jo vëlla, duhet me lek, ke ndonjë që nuk e ke afër.

Behari: A po thua për atë, për punën tënde?

Behar: Atë ta kryej unë vetë, nuk ke nevojë me i thënë kurrkujt, vetëm leji një njeri në shpinë, se ku rrin. Du me ta kry për qef.

Pëllumbi: Jo vëlla, nuk bëhet fjalë, duhet ndonjë që është larg.

Behari: Po kam edhe larg, nga Kosova, po kur takohena po flasim

Pëllumbi: Puna është se don shofer ai i Kosovës, por flasim kur të takohemi.

Behari: I kam unë me shofer dhe me tana. Nuk janë nga veriu, deri sa t;ju them se janë dy veta? Sa lek ofron se janë dy veta?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk ka asnjë transparencë nga autoritetet, fshihen provat"

“Policia e Shtetit, e implikuar”/ Lubonja për aksionin në shtëpinë e Ervis Martinajt

Pse policia ka dyshime të forta se…

A e ka inskenuar ‘zhdukjen’ Ervis Martinaj?


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin