Daily Mail i ka kushtuar një artikull atyre që ajo i konsideron si kontrabandistët shqiptarë.
Aty thuhet se shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime emergjente në pjesën e pasme të kamionëve për njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia.
Një llogari kontrabandistësh që funksionon në Tiktok ofron një shërbim me porosi prej 17,500 paund për t’u shpëtuar kriminelëve duke falsifikuar dokumente që ata të paraqiten si shoferi i dytë në kabinën e një kamioni.
Forcat e policisë britanike po ndjekin të paktën 38 kriminelë të dyshuar shqiptarë, përfshirë nëntë të kërkuar për vrasje dhe dy përdhunues të dyshuar, njëri që akuzohet për sulmin ndaj një fëmije.
Një reklamë e TikTok e gjetur nga Mail thoshte: Njerëzit me probleme që duan të largohen nga Anglia sa më shpejt të jetë e mundur, duke shkuar në Francë ose Belgjikë në pjesën e pasme të kamionit. Çmimi 2500 paund.
Deputeti konservator Gareth Johnson, i cili është një ish-avokat, i përshkroi gjetjet e Deily Mail si ‘të frikshme’.
Eugert Merizaj u largua nga Britania e Madhe pasi kreu ekzekutimin e “planifikuar me përpikëri” të stilit bandash të një rivali të drogës në Hartlepool në vitin 2019.
Daily Mail thotë se hetimi vjen pasi ato zbuluan se avokatët po kërkojnë deri në 10,000 £ për të paraqitur kërkesa të rreme për azil për emigrantët e paligjshëm.