MENU
klinika

Zyrtare

Thyen rekordin e Maguire, Manchester City prezanton mbrojtësin e ri

05.08.2023 - 17:13

Manchester City ka kompletuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin kroat Josko Gvardiol, me një marrëveshje pesë vjeçare nga RB Leipzig për 90 milionë euro. Ai bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Harry Maguire, i cili iu bashkua Manchester United për 87 milionë euro nga Leicester City në vitin 2019.

21 vjeçari Gvardiol ka impresionuar në dy sezonet e tij në Bundesligë pasi u bashkua nga Dinamo Zagreb në korrik 2021.

“Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj në Angli. Të bëj një gjë të tillë tani me Manchester City-n, pas sezonit që sapo kanë pasur, është një nder i vërtetë për mua”, tha fillimisht kroati.

Gvardiol ka luajtur 21 herë me kombëtaren e Kroacisë dhe ka ndihmuar ekipin e tij të përfundojë i treti në Kupën e Botës 2022, si dhe nënkampion në Ligën e Kombeve të këtij viti, do të veshë fanellën me numrin 24.

“Kushdo që e ka parë Manchester City-n duke luajtur sezonin e kaluar, e di se ata janë skuadra më e mirë në botë. Kanë fituar tripletën dhe kjo thotë gjithçka që duhet të dini për cilësinë që ka ky ekip,” shtoi ai.

Në prezantim nuk mund të mungonin as fjalët e mira për trajnerin Guardiola, me spanjollin që këmbënguli për të afruar në ekip djaloshin e talentuar.

“Të bashkohem me Cityn është diçka shumë e veçantë për mua dhe familjen time. Të kem mundësinë për të punuar me Pep Guardiolën do të jetë fantastike. E di që nuk jam ende në maksimum dhe jam i sigurt që loja ime do të përparojë nën drejtimin e trajnerit më të mirë në futbolli”, tha Gvardiol.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës