UEFA do hedhë në Nyon të Zvicrës shortin e Conference League. Të hënë në mesditë edhe tre skuadrat shqiptare të mbetura në garë do mësojnë kundërshtarët për fazën play-off.
Partizani, Ballkani dhe Struga do të njohin kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë. Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Champions League do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë kompeticion.
Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turin i tretë i Conference League do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Europa League.
skuadrat shqiptare, në rast se kualikifikohen, do të ndeshen me një prej skuadrave që do të eliminohen nga çiftet, Zalgiris – BK Hacken, Qarabag – Helsinki, Zrinjski Mostar – Breidablik, Sheriff Tiraspol – BATE Borisov dhe Astana – Ludogorets. Ndeshjet e play-off-it të Conference League do të luhen në 24 dhe 31 gusht.
Me një kalim të mundshëm në turin e tretë, skuadrat shqiptare do kërkojnë zonën play-off, që do të thotë më pas zonën e grupeve në eventin evropian.