Inter dhe Bayern Munich kanë gjetur akordin dhe për 6 milionë euro, Yann Sommer do lerë Bundesligën dhe do kalojë në Itali për llogari të zikaltërve. Sky Sport bën me dije se të diel portieri i Zvicrës do mbërrijë në Milano dhe të hënë do kompletojë kalimin e tij me ekipin e ri.
Kështu Simone Inzaghi gjen portierin e munguar, duke zëvendësuar Onanën, të laguar te Manchester United për 52 milionë euro pak ditë më parë. Kalimin e Sommer në Itali e ka përshëndetur dhe Marcus Thuram, sulmuesi që u vesh zikaltër dhe do ketë sërish shok ekipi portierin, teksa kanë luajtur së bashku në 2019 te Borussia MGladbach.
Veç portierit të parë që tanimë është siguruar, Inter po punon edhe për një zëvendësues. Me Shakhtar që ka bllokuar Trubin, shanset janë që Audero të vishet zikaltër, në huazim nga Sampdoria.