06.08.2023 - 09:29
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në “Rrugën e Kombit”, ku janë plagosur pesë persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit në “Rrugën e Kombit” afër Mirditës pranë fshatit Gziqr, ku një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur.
Në makinë ndodhej një familje me pesë persona e cila po vinte për pushime në Shqipëri. Sipas informacioneve të para, e plagosur ka mbetur një grua e cila ndodhet në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia e rrugës dhe shpejtësia e lartë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.