06.08.2023 - 09:38
Një 30-vjeçar nga Berati, Dorian Kovaci ka ndërruar jetë mesnatën e së shtunës nga mbidoza e heroinës.
Sipas informacioneve, i riu është gjetur i pajetë nga miku i tij në banesën e viktimës. Ai e ka dëguar në spitalin rajonal të Beratit ku mjekët i kanë dhënë Kovacit ndihmën e parë dhe janë munduar ta kthejnë në jetë, por pa sukses.
Mësohet nga mediet se miku i 30-vjeçarit u ka thënë mjekëve se ka menduar se Kovaci ka qenë duke fjetur, ndërkohë që i riu kishte ndërruar jetë nga overdoza e drogës.
Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat mikun e Kovacit dhe më pas kanë kryer një kontroll fizik në banesë ku mendohet se dy shokët kanë marrë heroinë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja çfarë thotë miku i tij
I pajetë me serum në dorë, a është vërtetë Lear Kurti në foto?
Kujdes nga barnat e gjumit