Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë i pranishëm në mjediset e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për homazhet në nder të Fadil Canajt.
Në një deklaratë për mediat, Balla i ka shprehur ngushëllimet familjes Canaj teksa nuk nguroi te tregonte mirënjohen për punën e bërë në Policinë e Shtetit.
“Ngushëllime familjes Canaj dhe dua të ju tregoj se Fadil Canaj ka pasur rol të rëndësishëm në ringritjen e Policisë së Shtetit. Jam këtu për t’i shprehur mirënjohjen për punën që ka bërë. Në ditë të vështirë dhe në këtë moment dua ta them se në detyrën time të ministrit të Brendshëm do të bëj gjithçka që përkujdesja jo vetëm ndaj punonjësve akutal të Policisë së Shtetit, po të gjithë funksionarëve do të vazhdojë përgjithmonë,” tha Balla.
Kur u pyet në lidhje me parcelën me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr, Balla kërkoi që dita e sotme të fokusohej te homazhet ndaj Fadil Canaj dhe siguroi që aksioni ndaj lëndëve narkotike do të vijojë.