Ministri i Punëve të Jashtme serbe Iviça Daçiç, në një deklaratë për mediat ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po tallet me ndërkombëtarët.
Teksa ka komentuar situatën në Veri të Kosovës dhe tërheqjen e 25 % të trupave të Polivcisë së Kosovës, ka thënë se një vendim i tillë nuk tregon shtensionim të situatës në Mitrovicë, por sipas tij një ‘marifet’ i autoriteteve të Kosovës, për të cilën shtoi se nuk do ta pranojnë.
“Ata presin që Serbia të kënaqet me tërheqjen e 25 përqind të policisë. Unë mendoj se kjo është një tallje e të gjithëve, veçanërisht e bashkësisë ndërkombëtare dhe një tregues se ata nuk e kanë ndërmend të ndikojnë seriozisht te Kurti”, ka shtuar kreu i socialistëve serbë”, ka thënë ai.