MENU
klinika

Dramë pas 111 minutave dhe 7 penalltive

Arsenali “rrëmben” Superkupën e Anglisë, bie Manchester City

06.08.2023 - 20:56

Arsenal ka fituar trofeun e 17-të të Superkupës së Anglisë, pasi mundi me penallti Manchester Cityn. Në “Wembley” koha e rregullt përfundoi 1-1, në një sfidë spektakolare.

Skuadra e drejtuar nga Michel Arteta iu afrua shumë golit në minutën e 25-të me Havertz dhe Martinelli, por as njëri as tjetri nuk u treguan të saktë, duke shpërdoruar kështu një rast të artë.

Në fundin e fraksionit, portieri Ortega shpëton portën nga një gol i sigurt, teksa sërish Havertz gaboi nga fare pranë portës. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola bën lëvizjen e duhur në pjesën e dytë, duke larguar Haaland dhe duke aktivizuar Cole Palmer. Pikërisht Palmer, mesfushori 21-vjeçar shndërron në gol një kundërsulm perfekt të Citizens në minutën e 77-të.

Atëherë kur ishte menduar se fati i takimit ishte vendosur tashmë, Trossard vendos ekuilibrat në minutën e 100-të, duke dërguar ndeshjen në penallti.

Nga 11-metrat më të saktë u treguan lojtarët e Arsenalit, pasi “tundën rrjetën” me Odegaard, Trossard, Saka dhe Vieria. Në krahun tjetër, duket se nuk ishte nata e kampionëve të Europës, pasi gabuan me De Bruyne dhe Rodri, ndërsa Silva nuk fali.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës