Duket si një problem krejtësisht i parëndësishëm për Perëndimin, por Nigeri, ky vend i vogël afrikan ka ndryshuar ekuilibrat botërorë, që nga 27 korriku. Oficerët më të lartë ushtarakë njoftuan se kishin rrëzuar Presidentin e vendit Mohamed Bazoum, i cili u zgjodh në vitin 2021. Megjithatë, mbase me ndikimin e Perëndimit, Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (Ecowas), vendosi një ultimatum për juntën e grushtit të shtetit, për të rivendosur rendin kushtetues në vend dhe për të rivendosur presidentin. Disa orë para afatit, mijëra mbështetës ushtarakë u mblodhën në një stadium në kryeqytetin Niamey. Ardhja e një delegacioni nga Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut, organi i juntës ushtarake të grushtit të shtetit, turma u përgjigj me duartrokitje dhe britma inkurajimi. Situata, u duk e u tensionua edhe më shumë, kur gjatë fundjavës, Georges Malbrunot, korrespondent historik i luftës i “Figaro”, zbuloi se presidenti francez Emmanuel Macron mund të kishte parandaluar grushtin e shtetit. “Disa orë para grushtit të shtetit, DGSE, inteligjenca e jashtme franceze, këshilloi pushtetin francez të mobilizonte anëtarët e forcave speciale për të mbrojtur pallatin presidencial në Niamey, por përgjigja ishte “jo”, tha Malbrunot. “Opsioni i DGSE ishte sigurimi i ndërtesës. Por diplomatët u përgjigjën: “Do të ketë trazira”. Siç raportoi Malbrunot, Macron nuk pranoi të vepronte, nga frika se mos dukej si “kolonialist”. Sakaq, së fundmi Ministrja e Jashtme, Catherine Colonna tha se tërheqja e 1500 ushtarëve francezë të pranishëm “nuk është as në rendin e ditës”, pavarësisht kërkesës së juntës.
Analiza
Pse Franca nuk e ndaloi grusht-shtetin në Niger?
07.08.2023 - 08:56
Sfidat ligjore mund të ngadalësojnë procesin
Zgjedhjet në SHBA/ Kur dhe si do të numërohen votat?
Analiza e VOA
Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
Para, rrjete sociale, raketa e satelitë
ANALIZA: Basti i madh i Elon Musk
Nata më e gjatë e Amerikës
Uiski, ilaçe kundër ankthit dhe Garda Kombëtare
“Arma” e Kamala Harris për Shtëpinë e Bardhë
Zgjedhjet në SHBA/ A do ta “dënojnë” gratë Donald Trump?
Gara “kokë më kokë” mes Trump dhe Harris!