17.12.2018 - 19:42
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Burrel, në vendin e quajtur Shkopet.
Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Policia ka nisur hetimet.