MENU
klinika

E jashtëzakonshme

Distria Krasniqi xhudistja numër 1 në botë

07.08.2023 - 19:26

Distria Krasniqi është dominuese në botën e xhudos. Shqiptarja e Kosovës e sheh veten me më së shumti pikë në të gjitha kategoritë e femrave në sportin e xhudos, në renditjen e publikuar këtë të hënë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Sportistja pejane ka 8280 pikë, më shumë se çdo garuese tjetër, ndërsa ndiqet nga japonezja Saki Niizoe. Në vendin e tretë në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko. Këtë sukses të medalistes olimpike Krasniqi më parë e kishte arritur vetëm kampionia tjetër olimpike, Majlinda Kelmendi.

Nora Gjakova ka rënë me një pozicion në kategorinë deri 57 kilogramë dhe tani renditet e nënta. Norma e saj olimpike nuk rrezikohet. Ngritjen më të madhe e ka bërë Akil Gjakova, falë dy fitoreve në Masterin e Budapestit. Ai renditet i 33-ti në kategorinë deri 73 kilogramë. Ky sukses i xhudos së shqiptarëve të Kosovës vjen në vazhdën e paraqitjeve shumë të mira të sportistëve, disa nga të cilët mbajnë edhe gradën “Kolonel” në Shqipëri.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës