Autori i vrasjes së 55-vjeçarit Armando Meshau, Rei Meta, djali i anëtares së KLPS në dëshminë e tij ka treguar versionin e ngjarjes.
Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka pasur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente.
Meta ka rrëfyer gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallzuar. Meta gjithashtu ka treguar se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushtave. Sipas tij vdekja e 55-vjecarit pretendohet të jetë aksidentale.
Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Mete fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime.